Kosova

Në Merdarë deri në 5 orë pritje

Pika kufitare në Merdarë është pika më e ngarkuar dhe udhëtarëve po iu duhet të presin deri në 5 orë.

Ministria e Punëvë të Brendshme me anë të njoftimeve të kohëpaskohëshme po tregon se si janë pritjet nëpër pikat kufitare.

Në Merdarë sipas MPB-së, ka deri në 5 orë pritje në hyrje dhe deri në 3 orë në dalje.

Kolonat e formuara në Medrarë janë deri në një kilometër.

Në pikat tjera kufitare sipas MPB-së nuk ka pritje të gjata, shkruan Albinfo.ch.

Në pikën kufitare Dheu i Bardhë ka deri në një orë pritje, në Muçibabë deri në një orë pritje, në Jarinje deri në 20 minuta.

Më poshtë mund të klikoni në linkun ku mund të informoheni për pritjet nëpër pikat kufitare.

https://mpb.rks-gov.net/QKMK.aspx