Lajme

Në mesin e viktimave në Munih edhe tre shqiptarë

Viktimat e deritashme shqiptare janë: Sabina Sulaj, Armela Segashi dhe Dijamant Zabergja

Në sulmin terrorist që ndodhi mbrëmë në një qendër tregtare në Munih të Gjermanisë, kanë mbetur të vdekur edhe tre shqiptarë. Njoftimin për humbjen e jetës së tre të rinjve shqiptarëështë bërë nga familjarët e tyre të cilët dhimbjen e kanë shprehur përmes rrjetit social.

Viktimat e deritashme shqiptare janë: Sabina Sulaj, Armela Segashi dhe Dijamant Zabergja.

Për vdekjen e Armela Segashit nga Podujeva ka lajmëruar vëllai i saj, Arbnor Segashi, ndërkohë pak orë më parë edhe Naim Zabergja, babai i Dijamanit, njoftoj për ikjen nga kjo jetë të djalit të tij të vetëm.

“Më pikëllim të thellë njoftoj farefisin, miqtë dhe shokët se djali im Dijamant Zabergja 21 vjeçar, u vra dje në Minhen nga dora terroriste”, ka shkruar ai, përcjell “albinfo.ch“.

Siç është bërë e ditur deri më tash numri i të viktimave  ka arritur në 10-të të vrarë dhe një numër i panjohur të plagosurish