Kosova

Në mungesë të vizave, KB Bashkimi nuk udhëton në Bullgari

Vonesa për pajisje me viza të basketbollistëve kosovarë është arsyeja e shtyrjes së takimit me Rilskin

Bashkimi nuk do të udhëtojë në Bullgari për ndeshjen me Rilskin në kuadër të Ligës Ballkanike. Vonesa për pajisje me viza të basketbollistëve kosovarë është arsyeja e shtyrjes së këtij takimi.

Në fillim të këtij muaji, Bashkimi u takua me Rilskin në Prizren, ndeshje që u fitua lehtë nga skuadra bullgare. Prizrenasit renditen të parafundit në tabelë, me 7 pikë, pas pesë ndeshjesh.

Bashkimi është skuadra e vetme kosovare në edicionin e sivjetmë të Ligës Ballkanike.