Maqedonia

Në OKB ka gjashtë shtete me shtesë gjeografike, Maqedonia Veriore do ishte e shtata

Në botë ka gjashtë shtete me shtesë gjeografike. Maqedonia Veriore do ishte shteti i shtatë. Cilët janë gjashtë shtetet tjera?

Pas marrëveshjes mes Shkupit dhe Athinës muajin e kaluar, Republika e Maqedonisë Veriore do jetë shteti i shtatë me shtesë gjeografike në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Shtete tjera në botë me shtesë gjeografike janë Afrika Jugore, Republika e Afrikës Qendrore, Timori Lindor (ndryshe i njohur edhe si Timor-Leste); Korea e Jugut, Korea e Veriut (edhepse bëhet fjalë për një komb i ndarë në dy pjesë për shkak të ideologjive të ndryshme) dhe së fundi edhe Sudani Jugor, i cili, shpalli pavarësinë në 2011 nga Sudani.

Por në rast se banorët e Afrikës Jugore nuk llogariten si “afrikanë”, atëherë banorët Maqedonisë Veriore edhe në të ardhmen mund të quhen si “maqedonas”. Kjo pasi identiteti i këtyre të fundit nuk është ndryshuar me marrëveshjen mes kryeministrave të majtë Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev.