Kultura

Në operën e Mynihut, publiku i këndon këngë për ditëlindje Ermonela Jahos

Sopranoia e famshme shqiptare, Ermonela Jaho, këto ditë është prezantuar me shfaqjen operistike “La Traiviata “ në Bayerische Staatsoper-München të Gjermanisë. Pas përfundimit të shfaqjes, artistja shqiptare mori duartrokitje të shumta. Mirëpo, për Ermonela Jahon gjatë kësaj nate, kur ajo kishte edhe ditëlindjen, ishte menduar një befasi shumë e madhe që nuk do ta harrojë asnjëherë.

Derisa Jaho falënderonte publikun për duartrokitje, artistët e tjerë të shfaqjes, së bashku me publikun në sallë, kanë kënduar për të këngën “Happy Birthday”. Këtë emocion artistja shqiptare e ka përshkruar edhe me fjalë në llogarinë e saj zyrtare.

“Falënderoj të gjithë kolegët dhe administratën e Bayerische Staatsoper dhe veçanërisht audiencën e mrekullueshme për këndimin e papritur të “Happy Birthday to you…” në fund të shfaqjes së mbrëmshme… Është një kujtim që do jetojë tek unë përgjithmonë”, ka shkruar ajo.