Maqedonia

Në panairin e Italisë prezantohen vendet turistike të Maqedonisë

Potencialet turistike të Maqedonisë janë prezantuar në manifestimin turistik dhe afarist ndërkombëtar "TTG-Incontri", i cili mbahet në Rimini, Itali

 

Agjencia për promovim dhe mbështetje të turizmit e Republikës së Maqedonisë (APMT), e cila në bashkëpunim me sektorin privat katër vite me radhë merr pjesë në këtë V2V panair për turizëm.

“Sektori turistik nga Maqedonia detektoi interes të rëndësishëm tek subjektet afariste italiane, duke e prezantuar vendin si destinacion tërheqës dhe potencial i cili ofron mundësi për bashkëpunim dhe rrjetëzim të faktorëve turistik midis këtyre dy vendeve”, njoftoi Agjencia.

Përfaqësuesit e APMT-së gjatë panairit kanë realizuar takime me më shumë se 20 blogerë turistik të cilët janë shumë të rëndësishëm për tregjet në zhvillim, duke e prezantuar gjënë më unike dhe më të vlefshme nga vendi, me çka ndikojnë në zgjedhjen e destinacionit tek turistët italianë. I kanë ftuar ta shijojnë dhe përjetojnë autentiken dhe lokalen nga Maqedonia, përmes organizimit të udhëtimeve informative nëpër vend.

Përfaqësuesit nga sektori privat – agjencitë turistike Bohemia, GoBallkans dhe Macedonia Holidejs, përmes ofertës së aftësuar turistike i kanë prezantuar kapacitetet turistike të cilët i ka Maqedonia. Oferta është e orientuar drejt natyrës së paprekur, kulturës së pasur, mundësive për forma të specializuara, alternative të turizmit, ndërsa janë në interes të tregut italian.

Sipas APMT-së, prezantimi i Republikës së Maqedonisë në panairin për turizëm në Rimi, paraqet kontribut i rëndësishëm për turizmin dhe rritjen e numrit të turistëve nga tregu turistik italian.