Autotech

Në panairin më të madh elektronik ndalet rryma

Kompanitë si Sony, Samsung, Intel e LG ishin në terr të plotë teksa organizatorët përpiqeshin të kthenin rrymën

Sivjet në Consumer Electronics Show ka pasur “kohë me të vërtetë të errëta”. Kjo pasi që në eventin më të madh elektronik, CES, në Las Vegas, pati ndalje të rrymës të mërkurën, transmeton Albinfo.ch.

Pjesa qendrore dhe ajo veriore e panairit mbetën pa rrymë për gati dy orë.

Kompanitë si Sony, Samsung, Intel e LG ishin në terr të plotë teksa organizatorët përpiqeshin të kthenin rrymën.

Megjithatë, jo të gjithë e përjetuan keq këtë ndalje të rrymës. Tesla ofroi shfaqje me drita për të pranishmit.

Ky problem raportohet se ndodhi si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut.