Integrimi
Në përkujtim të z. Werner Zaugg
Në nëntor të vitit 2015, në moshën 70-vjeçare ndërroi jetë z. Werner Zaugg, mik i denjë i popullit shqiptar. Pothuajse tërë jetën profesionale deri në pensionim punoi në Shoqatën e Arsimtarëve të Kantonit Bern (BLV, Bernischer Lehrerinnen und Lehrerverein, sot Berufsverband Bildung Bern) në Zvicër. Ai, me punën dhe angazhimin e tij dha një kontribut të madh për shkollën shqipe të mësimit plotësues në Zvicër si dhe për mësimdhënësit dhe shkollat në Kosovë, në periudhën para, gjatë dhe pas luftës.
Kur regjimi i dhunshëm serb në Kosovë në fillim të viteve të nëntëdhjeta ua ndali pagat arsimtarëve shqiptarë të shkollës shqipe në Zvicër me qëllim të shuarjes së saj, ishte z.Zaugg që me iniciativën e njërit prej arsimtarëve të shkollës shqipe të asaj kohe, Syrja Berisha, u doli në ndihmë të tre arsimtarëve të mësimit plotësues. Me shkrimet e tij në gazetën e arsimtarëve zviceran LCH, ai do të sensibilizojë mësimdhënësit zviceranë që të kontribuojnë financiarisht për të siguruar një ndihmë financiare për mësimdhënësit e shkollës shqipe deri në zgjidhjen, kur prindërit shqiptarë morën përsipër financimin e shkollës shqipe të mësimit plotësues në Zvicër. Pas kësaj, ai nuk u ndal vetëm me këtë, por duke e parë gjendjen e rëndë të arsimit në Kosovë, ai do të angazhohej me tërë qenien e tij për të senzibilizuar strukturat arsimore zvicerane, për të tubuar ndihmë të drejtpërdrejtë financiare për mësimdhënësit në Kosovë.
Z. Zaugg ishte një burrë modest, i qetë, zemërgjerë dhe bamirës, punëtor i zellshëm, krijues dhe këshilltar i angazhuar. Ai do të lërë gjurmë si në shkollën shqipe të mësimit plotësues në Zvicër, ashtu edhe për arsimin në Kosovë. Pos përkrahjes morale të opinionit arsimdashës zviceran, u jetësua edhe përkrahja financiare. Me një angazhim të jashtëzakonshëm të tij u tubuan dhe u dërguan, atëbotë, në Kosovë 254. 000 franga zvicerane. Thoshte: „I dërgojmë aty ku e do më tepër nevoja. Është gjendje e jashtëzakonshme, kolegëve tanë në Kosovë iu duhen paratë për të mbijetuar“.
Ai ishte i tillë, po e vërente një të padrejtë, nuk pajtohej me të, angazhohej dhe bënte përpjekje të nxjerrë në dritë drejtësinë. Që nga momenti kur e vërejti padrejtësinë që i bëhej popullit shqiptar në Kosovë në përgjithësi, dhe në veçanti arsimit shqip, ai u bë një mik i ngushtë yni dhe i tillë mbeti tërë jetën e tij. Edhe pse i goditur nga sëmundja, arriti të realizojë dëshirën e tij për të vizituar Kosovën dy herë pas luftës, me ç`rast i ra të vërejë frytet e angazhimit të tij dhe të magjepsej me mikpritjen si dhe me bukuritë natyrore të Kosovës.
Thuhet se miku i mirë shihet në ditë të vështira, e po mu kjo u dëshmua edhe nga z. Zaugg! Ai na ndihmoi neve në ditë të vështira, e ne do ta kujtojmë për virtytet e tij të larta njerëzore dhe për punën vetëmohuese të tij në dobi të kombit tonë. Unë jam krenar dhe falënderues që pata fatin ta njoh dhe ta bëj mik këtë njeri bujar.
Pushoftë i qetë në jetën e amshueshme dhe Zoti e bekoftë!
E-Diaspora
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024” Gjermani: Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, së bashku me kryeministrin e Republikës së...
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dy trena janë bllokuar në tunelin midis dy stacioneve Të mërkurën në mëngjes pati një ndërprerje në trafikun hekurudhor midis Cyrih-Hardbrücke dhe Cyrih-Oerlikon....
-
Zvicër: Ndërrimi i motit shqetëson bletarët
-
Bankat zvicerane kërkojnë më pak staf
-
Thun dëshiron të ulë taksat
-
Tonelata naftë derdhen në liqenin e Zug-ut