Lajme

Në pranga hajnat e shtëpive të mërgimtarëve

Sipas Policisë së Prizrenit fshatrat më të goditura nga ky grup hajdutësh kanë qenë: Dubrava, Savrova, Bukoshi, Mushtishti, Budakova, Sopia, Shiroka dhe Topliqan

Policia e Kosovës nga rajoni i Suharekës ka arritur t’i identifikojë dhe arrestojë katër persona të cilën në mënyrë të organizuar vidhnin shtëpitë e bashkatdhetarëve. Këta persona për një kohë të gjatë, kishin vjedhur gjësende me vlerë nga shtetit e bashkatdhetarëve dhe i kanë shitur nëpër tregjet e vendit.

Sipas Policisë së Prizrenit fshatrat më të goditura nga ky grup hajdutësh kanë qenë: Dubrava, Savrova, Bukoshi, Mushtishti, Budakova, Sopia, Shiroka dhe Topliqani.

Pas intervistave me të dyshuarit, është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që D. Gashi dhe Y. Gashi të ndalën nën masën e arrestit ndërsa dy të tjerë janë lënë të mbrohen në gjendje të lirë, citon KP.

Ndryshe, sipas regjistrimit të popullsisë që u mbajt në Kosovë në vitin 2011, Suhareka doli të jetë komuna me numrin më të madh të mërgimtarëve. Nga 89.000 banorë sa ka gjithsej kjo komunë, 28.064 (ose 31.53 për qind) i ka nё mërgim, nё vende tё ndryshme tё Evropës dhe botes.