Bota

Në Rusi një veturë hyn mes turmës lë të vdekur një person

Një veturë ka lënë të vdekur një person dhe gjashtë të lënduar në Rusi.

Një automjet është futur mes turmës së njerëzve në Sochi të Rusisë.

Nga kjo ngjarje sipas mediave shqiptare, një person ka mbetur i vdekur.

Autoritetet ruse kanë lajmëruar se gjashtë persona janë lënduar, dy nga ta janë në gjendje të rëndë.

Në fillim ishte ngirut dyshimi i ndonjë sulmi por më pas kanë dalë konstatime se personi ka qenë duke fjetur para aksidentit.

Në Rusi po mbahet Kampionati Botëror i Futbollit.