Bota

Në Serbi po protestohet për cmime të larta të karburanteve

Në disa qytete të Serbisë, disa shoferë kanë ndaluar makinat e tyre, për të protestuar kundër çmimeve të larta të karburanteve.

Mediat serbe kanë raportuar se në Beograd, Novi Sad, Nish, Novi Pazar shumë autostrada e rrugë kryesore janë bllokuar nga protestuesit, përcjell albinfo.ch.

Çmimet e karburantit në Serbi është rritur 1.29 euro për një litër.

Ata që kanë protestuar kanë kërkuar që të ulet tatimi i karburantit.

Sipas protestuesve çmimi duhet të jetë nën 1 euro për një litër, ndërsa kanë arsyetuar pagën mesatare e cila është 400 euro.

Sipas Qeverisë serbe, fajin për rritjen e çmimit e ka tregu global.