Shqipëria

Në shkolla të Izmirit, Turqi, mësohet gjuha shqipe

Ministrja Lindita Nikolla ka falënderuar shtetin turk për mundësinë e dhënë për mësimin e kulturës dhe gjuhës shqipe. Ajo ka thënë se ky bashkëpunim duhet forcuar edhe më tej

Ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Lindita Nikolla, bashkë me homologen e saj turke, İsmet Yılmaz,  kanë marrë pjesë në një ceremoni me rastin e fillimit të mësimit të gjuhës shqipe si lëndë zgjedhore në shkollën fillore të mesme “Alija Izetbegoviç” në Izmir të Turqisë.

Ministrja Lindita Nikolla ka falënderuar shtetin turk për mundësinë e dhënë për mësimin e kulturës dhe gjuhës shqipe. Ajo ka thënë se ky bashkëpunim duhet forcuar edhe më tej. “Informacioni është pasuria më e madhe. Ne do të vazhdojmë të ndajmë informacionin mes dy vendeve. Kemi të kaluar të fuqishme. Duhet ta forcojmë më tej bashkëpunimin”,  ka thënë Nikolla, raporton anadollu.

Ndërsa Yilmaz theksoi se Shqipëria dhe Turqia kanë të kaluar të përbashkët qindravjeçare dhe janë dy shtete mike dhe vëllazërore. “Uroj që lënda zgjedhore e gjuhës shqipe të avancojë tutje miqësinë dhe vëllazërinë mes vendeve tona”, shtoi ai.