Autotech

Në shkurt, vjen Samsung Galaxy S9

Gati apo jo, Samsung Galaxy S9 po vjen.

Gjiganti korean i teknologjisë, sipas një raporti të “Bloomberg”, do të vijë në muajin shkurt.

Ka pasur spekulime që e lidhnin lansimin e Galaxy S9 në janar, por kjo duket se nuk do të ndodhë. Në janar, Samsungu megjithatë mund të lansojë ndonjë telefon tjetër.

Sipas këtij raporti, Samsungu pritet të shpalosë dy versione të Galaxy S9, një të thjeshtë dhe një më të madh S9+, transmeton Albinfo.ch.

Deri tani është thënë se të dy telefonat do të ngjajnë në gjeneratën e shkuar, ndërsa do të kenë përmirësime në ekran, procesor dhe në sensorët për njohje.

Edhe ky telefon pritet të kushtojë mbi 1000 dollarë.