Lajme

Në Shqipëri, reshjet e shiut ndihmojnë shuarjen e zjarreve

Emergjencat Civile kanë bërë të ditur se për të shuar plotësisht zjarret në disa zona kanë ndihmuar edhe reshjet e rëna.

Në 24 orët e fundit janë shuar 11 vatra zjarri në disa qarqe të Shqipërisë.

Emergjencat Civile kanë bërë të ditur se për të shuar plotësisht zjarret në disa zona kanë ndihmuar edhe reshjet e rëna.

Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 137 punonjës zjarrfikës, 23 automjete zjarrfikëse, 150 personel nga Forcat të Armatosura të Ushtrisë, dhjetëra banorë të zonave të prekura, efektivë të Policisë dhe FNSH, mbi 100 punonjës të Pyjores, të bashkive etj, të mbështetur nga helikopterë dhe avionë, raporton “Top-Channel”.