Shqipëria
Në Shqipëri të hyra direkte 1 miliard dollar për vitin 2018
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka deklaruar gjatë ditës së sotme se investimet e huaja direkte pritet të arrijnë vlerën e rreth 1 miliard dollarëve për vitin 2018.
Në mbledhjen e Këshillit të Investimeve që zhvilloi sot punimet në Tiranë, ministri Ahmetaj foli për statistikat e Bankës së Shqipërisë dhe investimet e huaja, shkruan Albinfo.ch.
“Investimet e huaja direkte shënuan vlerën e 284 milionë eurove, shifër kjo që rezulton me rritje vjetore prej 62% ose në nivelin më të lartë të 8 viteve të fundit”, deklaroi Ahmetaj.
Investimet e huaja për vitin 2017 llogariten 907 milionë euro.
Ahmetaj tregoi se deri në vitin 2013 ishte një model ekonomik i bazuar te konsumi dhe remitancat, si burimi kryesor i të ardhurave nga jashtë, një model ekonomik që, sipas tij, dukshëm i kishte konsumuar kapacitetet e veta dhe nuk prodhonte më punësim.
“Përveçse rritja ekonomike është katërfishuar, investimet e brendshme dhe të huaja janë kthyer në dy nga gjeneratorët e rritjes”, deklaroi kreu i financave publike.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kroaci: Ermina Lekaj Prljaskaj nuk siguroi votat e duhura për deputete Shqiptarët mbeten pa deputet në Kroaci...
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit
-
Festivali në Wiesbaden të Gjermanisë, në fokus filmat nga Shqipëria dhe Kosova
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
Jeta në Zvicër
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Bazel: Plan i ri për banim të përballueshëm
-
Bie numri i sulmeve në bankomatë
-
Cyrihu po teston airbag-ët për tramvaj
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër