Bota

Në Skoci do të protestohet për vizitën e Trump-it

Presidenti Trump do të vizitoj Skocinë, aty do të pritet me protesta.

Presidenti Donald Trumo, këtë fundjavë do të qëndroj në Skoci.

Mijëra persona kanë dalë nëpër rrugë në shenjë protestë për vizitën e Trump, shkruajnë mediat amerikane, përcjell Albinfo.ch.

Sipas vlerësimeve policore, para Parlamentit të Skocisë në Edinburgh në fillim të demonstratave janë mbledhur rreth 3 mijë persona.

Grupet antifashiste dhe aktivistë politikë u janë bashkuar protestuesve, të cilët pohojnë se asnjëherë nuk kanë qenë në demonstrata.

Duke ngritur shumë afishe kundër Trumpit, marshi do të kalojë konsullatën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilën e mbrojnë forca të mëdha të sigurisë.

Trump kalon fundjavën në Skoci larg syve të opinionit. Ai do të qëndroj në pushimoren e tij në Turnberry, në perëndim të vendit, në prag të takimit me presidentin rus, Vladimir Putin, më 16 korrik në Helsinki.