Bota

Në sulmin në Barcelonë, 13 gjermanë të plagosur

Në sulmin terrorist në Barcelonë kanë humbur jetën 13 persona e janë plagosur më shumë se 100 të tjerë. Mes tyre janë plagosur edhe 13 gjermanë.

Nga Ministria e Jashtme e Gjermanisë konfirmoi, se në sulmin terrorist të kryer në Barcelonë me një automjet që është përplasur në mesin kalimtarëve në shëtitoren Las Ramblas kanë mbetur të plagosur edhe 13 gjermanë.

Disa prej tyre janë plagosur rëndë, thuhet nga burimet gjermane, përcjell albinfo.ch.

Nuk është ende e qartë, nëse ka viktima mes gjermanëve.