Integrimi
Në Tiranë do të mbahet Samiti i parë i Diasporës
Për të fuqizuar lidhjet e diasporës shqiptare kudo nëpër botë me vendin amë, në nëntor të këtij viti në Tiranë do të mbahet Samiti i parë i Diasporës
Nga 18 deri më 20 nëntor të këtij viti Qeveria Shqiptare organizon në Tiranë Samitin e parë të Diasporës Shqiptare.
Organizatorët pretendojnë që Samiti do të jetë një event madhor, ku Qeveria në Tiranë dhe aktorë të tjerë kombëtarë do të diskutojnë me përfaqësuesit e diasporës shqiptare nga çdo kënd i botës, në më shumë se 50 vende, për hapat konkretë që mund të hedhin për të forcuar lidhjet dhe bashkëpunimin mes tyre.
Kushdo që është i interesuar për këtë aktivitet mund të informohet përmes faqes online www.samitidiaspores.al, ku edhe mund të kontribuojë me sugjerimet e veta apo të regjistrohet për të marrë pjesë, shkruan albinfo.ch.
Mërgimtarëve iu është drejtuar nëpërmjet një videoje në rrjetet sociale kryeministri i Shqipërisë. Edi Rama.
„Ky takim historik është një sprovë që do na ndihmojë të diskutojmë dhe të gjejmë rrugët dhe mënyrat si të mund të vihemi më mirë në shërbim të gjithçkaje që na bashkon dhe ndajmë me njëri-tjetrin për të forcuar identitetin tonë kombëtar, për ta mbrojtur dhe promovuar trashëgiminë tonë të pasur dhe gjithçka që na bënë të jemi krenarë. Mirë se vini në Tiranë në këtë sprovë të parë”, tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor Mbështetësit e UDC janë të vetmit që shprehen kundër modifikimit të ligjit federal për energjinë dhe...
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën
-
Bazel: Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari për vrasjen e dyfishtë