Kosova
Në tregun e Kanadasë lansohen Verërat e Kosovës
Tashmë të gjithë bashkatdhetarët dhe konsumuesit e verës në Kanada, kanë mundësi të blejnë dhe të shijojnë verërat “Made in Kosova” të verarisë prestigjioze Stone Castle, në rrjetin kryesor të pijeve alkoholike LCBO.
Sipas ambasadës së Republikës së Kosovës në Kanada “produktet e Stone Castle do të gjenden fillimisht online dhe së shpejti edhe fizikisht në të gjitha dyqanet e LCBO-së.”
Promovimi dhe krijimi i tregjeve të reja për produktet #MadeinKosova është prioriteti numër një i Diplomacisë Ekonomike dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Kanada, është krenare për këtë rezultat të Stone Castle, thuhet në një postim në faqen zyrtare në Facebook të ambasadës.
Ndërmarrja “Stone Castle” është themeluar në vitin 1953, së bashku me evoluimin e industrisë se rrushit dhe të verës në këtë regjion, e cila daton qe nga koha Ilire rreth 2000 vite më parë gjë e cila vërtetohet me shumë dëshmi arkeologjike të gjetura në këtë regjion.
Stone Castle është privatizuar në vitin 2006 dhe është pronë e afaristit të suksesshëm amerikan me prejardhje nga Kosova, Z. Rrustem Gecaj, i cili pas privatizimit në vitin 2006 ka bërë investime me vlerë mbi 15,000,000 $ në teknologjinë e prodhimit të verës dhe në vreshtari si rezultat i të cilit kanë krijuar mundësinë për prodhimin e rrushit dhe verës së një cilësie të lartë.
Kompania Stone Castle sot ka të punësuar mbi 400 punëtorë, me eksperta të vreshtarisë dhe verarisë me kualifikim të lartë dhe eksperiencë të gjatë në prodhimin e rrushit dhe verës. Kapaciteti i përgjithshëm i kompanisë Stone Castle është 30 milion litra verë.
Kompania Stone Castle, mbulon mbi 60% të tregut kosovar të verërave dhe është prezent në tregun global me shitje në: Shqipëri, Serbi, Gjermani, Zvicër, Çeki, Nigeri dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tashmë kësaj liste i shtohet edhe shteti i Kanadasë.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga Statistikat tregojnë se trajtimet kurative spitalore, trajtimet kurative ambulatore dhe trajtimet afatgjata dhe mbështetëse së bashku...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Tifozët e Cyrihut shkaktuan 100,000 CHF dëme
-
Bazeli lufton mushkonjat
-
Zvicër: Nis fushata për uljen e primeve të sigurimit shëndetësor