Kultura

Në Ulqin mbahet Festivali Ndërkombëtar i Folklorit

Në festivalin e këtij viti kanë marrë pjesë 12 vende, kurse qëllimi i saj ishte të inkurajojë turizmin kulturor në Ulqin

 

Në Ulqin është mbajtur Festivali Ndërkombëtar i Folklorit, me ansamble folklorike nga Ballkani dhe Evropa, raporton “Zëri i Amerikës”.

Në festivalin e këtij viti kanë marrë pjesë 12 vende, kurse qëllimi i saj ishte të inkurajojë turizmin kulturor në Ulqin, përcjell albinfo.ch.

Në këtë festival kanë marrë pjesë Ansamble nga Kosova e Shqipëria, si dhe vendet e rajonit.

Të gjithë pjesëmarrësit mund të shijojnë edhe turizmin në këtë vend, si dhe të zhvillojnë edhe disa aktivitete tjera.