Shkurt.ch

Në vend të “socialit”, prindërit të paguajnë për fëmijët e tyre deri 25 vjeçarë

Prindërit duhet të paguajnë për fëmijët e tyre deri sa këta t`i mbushin 25 vjet, pavarësisht nëse janë në ndjekje të shkollimit ose jo. Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës ka vendosur në mbledhjen e saj të sotme, në favor të një mocioni parlamentar përkatës, shkruan srf.ch.

Mocioni kërkonte që të përmirësohej gjendja ekzistuese ne këtë pikë. Edhe aktualisht prindërit duhet të financojnë fëmijët e tyre deri në moshën 25 vjeçare, por vetëm me kusht që këta të fundit të jenë ende duke vijuar shkollimin.

Ndërsa prindërit detyrohen të paguajnë edhe kur fëmijët nuk janë në shkollim, vetëm në raste të veçanta, transmeton albinfo.ch. Rast i tillë është kur fëmija bëhet barrë e sistemit të ndihmave sociale.

Por, Këshilli Federal ka hedhur poshtë mocionin pasi që sipas tij, nuk ia vlen që kostoja e financimit të fëmijëve të shkarkohet nga shteti te prindërit.