Kosova

Në zgjedhjet e Vetëvendosjes voton edhe Shpend Ahmeti

Parimi një anëtar - një votë, i janë përgjigjur shumica e anëtarëve të kësaj partie, përfshirë edhe kryetarin e Prishtinës,. Shpend Ahmetin

Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, partisë më të madhe parlamentare, kanë votuar sot për zgjedhjet e strukturave të reja partiake, përfshirë edhe kandidatin e vetëm për kryetar, Albin Kurtin. Parimi një anëtar – një votë, i janë përgjigjur shumica e anëtarëve të kësaj partie, përfshirë edhe kryetarin e Prishtinës,. Shpend Ahmetin.

Zgjedhjet e brendshme janë mbajtur në secilin qytet, lagje e fshat e kudo aty ku Lëvizja Vetëvendosje ka shtrirjen e saj. Në votim ka dalë edhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, njofton Lëvizja Vetëvendosje. Ndërsa nuk janë parë anëtarët e fraksionit tjetër të partisë, që udhëhiqen nga Visar Ymeri e Dardan Molliqaj.

Një ditë më parë, ish kryetari Ymeri tha se hendeku ndemjet dy palëve në Vetëvendosje është thelluar aq shumë, sa që vështirë mund të arrihet bashkimi, transmeton albinfo.ch