Shkurt.ch

Në Zvicër, 5 milionë e 17 mijë të punësuar

Gjatë tremujorit të tretë të vitit, numri i të punësuarve nga jashtë është rritur për 3.0 për qind ndërkohë që ka mbetur i pandryshuar numri i vendësve të punësuar

Në tremujorin e tretë të vitit, në Zvicër kanë qenë në marrëdhënie pune 5 milionë e 17 mijë persona, që është për 1 për qind më pak se në periudhën e njëjtë të një viti më parë. Kjo rritje është shënuar pothuaj ekskluzivisht falë meshkujve. Te ata rritja ka qenë 1.6% ndërsa te femrat ka pasur rënie prej 0.1%, njofton Zyra Federale për Statistikë, transmeton albinfo.ch.

Gjatë periudhës për të cilën bëhet fjalë, numri i të punësuarve nga jashtë është rritur për 3.0 për qind ndërkohë që ka mbetur i pandryshuar numri i vendësve të punësuar.

Në tremujorin e tretë të këtij viti, në Zvicër, sipas përkufizimit të Zyrës Ndërkombëtare të Punës (ILO) kanë qenë 243 mijë persona të papunë. Kjo është 4000 më pak se para një viti dhe e ul shkallën e të papunëve nga 5.1% në 5.0 për qind.

Një zhvillim pozitiv është shënuar edhe te papunësua e të rinjve. Ajo, në tremujorin e tretë të këtij viti në krahasim me tremujorin e vitit 2016 është ulur nga 11.2% në 10.5%.