Shkurt.ch

Në Zvicër ende probleme me deportimin me forcë

Komisioni gjithashtu rekomandoi që të dëbuarit të informoheshin sistematikisht për detajet e dëbimit të tyre të paktën 72 orë përpara, duke përfshirë kohën e fluturimit, gjatësinë e fluturimit dhe destinacionin

Qeveria zvicerane ka publikuar së fundi raportin për riatdhesimin e detyruar të të huajve. Dokumenti parashtron probleme me procesin, në veçanti me përdorimin e maskave dhe armëve nga policia, se si janë mbajtur të burgosurit dhe ndarjen e familjeve, shkruan “lenews.ch”, duke u bazuar në raportin e “20 minutes”.

Komisioni Kombëtar për Parandalimin e Torturës, që edhe qëndruar pas raportit, u përqendrua në vëzhgimin e trajtimit të të shpërngulurve me aeroplan, përcjell albinfo.ch.

Midis prillit të 2016 dhe marsit të vitit 2017, komisioni ndoqi 40 dëbime të detyruara dhe 72 transferime në aeroporte, duke përfshirë 317 individë. Mes tyre ishin 26 familje e 64 fëmijë.

Në katër raste, policia kishte maska. Komisioni tha se asnjë arsye sigurie nuk e justifikon këtë praktikë.

Përveç kësaj, komisioni ka dëshmuar katër raste kur policia ka mbajtur armë zjarri, gjë që nuk lejohet.