Maqedonia
Në Zvicër Migros, në Kumanovë Mirgos – logoja e njëjtë
Në Maqedoni ka Migros - me r në vendin e vetë - dhe kjo mund t’i përkeqësonte punët. Lidhjet e Migros zvicerane në Maqedoni janë në përfaqësinë e Stambollit ose Migros Türk.
E përditshmja zvicerane “20min” ka shkruar për një vetëshërbim në Kumanovë, e cila mban emrin e ngjashëm me supermarket e njohura zinxhir në Zvicër – Migros. Vetëm se në qytetin e Maqedonisë Veriore, e njohur për numrin e madh të diasporës në Zvicër, vetëshërbimi mban emrin Mirgos, përcjell albinfo.ch.
Çfarë ka ndodhur?
“Mirgos” është shkruar me shkronja të mëdha dhe portokalle – njëlloj si në Zvicër. I konktatuar nga media zvicerane, pronari i vetëshërbimit pranon se ideja për emrin i ka ardhur gjatë qëndrimit në Zvicër: “Më pëlqente ky biznes dhe dëshiroja, që firma ime të quheshte ngjashëm.”
Deri tani ai nuk ka pasur probleme për logon, megjithatë pas publikimit nëpër mediat helvete çështja mund të zmadhohet. Zëdhënësja e supermarketeve Migros në Zvicër, Monika Bosshard, thekson se ky rast është pranuar dhe se do analizohet në ditët vijuese nëse ka nevojë për hapa ligjorë.
Në Maqedoni ka Migros dhe kjo mund t’i përkeqësonte punët. Lidhjet e Migros zvicerane në Maqedoni janë në përfaqësinë e Stambollit ose Migros Türk.
Migros Türk ka ndërtuar një rrjet të madh supermarketesh në Turqi, bile e ka zgjeruar atë edhe në vendet tjera të rajonit të saj si në Azerbejxhan, Kazakistan, Kirgistan si dhe në Maqedoni – por në këtë të fundit mbajnë emrin Ramstore.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër? Këto ditë ka pasur disa arrestime në Gjermani për spiunazh të dyshuar për Kinën dhe një...
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?
-
Zvicër: Dy trena janë bllokuar në tunelin midis dy stacioneve