Jeta në Zvicër

Në Zvicër testohen robotët postierë

Gjatë periudhës se testimit ata do të shpërndajnë vetëm letra dhe me vonë, nëse ky projekt rezulton i suksesshëm do të përdoret edhe për shpërndarjen e ilaçeve dhe të produkteve ushqimore

 

Në Zvicër do të testohen robotët postierë. Robotët postierë monitorohen nga persona përkatës në qendrat e krijimit. Postierët nuk duhet të frikësohen për momentin dhe madje është shumë e vështirë të thuhet nëse ata do të zëvendësohen ndonjëherë nga “robotët postierë”. Megjithatë në shtator Zvicra do të nisë një projekt që do të shtrihet në tre qytete kryesore.

Kjo është pjesë e një marrëveshjeve të nënshkruar me postën zvicerane me teknologji Start Up, në një kompani me bazë në Londër dhe do të përdoret për të shpërndarë pako të vogla dhe të mesme brenda një rrezeje prej 4.8 km, transmeton albinfo.ch.

E pajisur me një çelës dhe një GPS, për një siguri më të lartë, ky “postier robot” me gjashtë rrota do të shpërndajë pakot me një shpejtësi prej 4 m/h, duke shmangur këmbësorët dhe pengesa të tjera në sajë të kamerave dhe censorëve të vendosura në brendësi të tij.

Gjatë periudhës se testimit ata do të shpërndajnë vetëm letra dhe me vonë, nëse ky projekt rezulton i suksesshëm do të përdoret edhe për shpërndarjen e ilaçeve dhe të produkteve ushqimore. Robotët postierë monitorohen nga persona përkatës në qendrat e krijimit.