Shkurt.ch
Në Zvicër, trafikim qeniesh njerëzore për shfrytëzimin e punës së tyre
Shumica e meshkujve nga Ballkani dhe Evropa Lindore, puna e të cilëve shfrytëzohet në Zvicër, punojnë në ndërtimtari
Universiteti i Neuchatelit ka publikuar të mërkurën një studim lidhur me fenomenin e shfrytëzimit në punë në kontekstin e trafikut me qenie njerëzore. Ky studim i cili është realizuar me kërkesën e Policisë Federale (Fedpol) regjistron ekzistimin e kësaj dukurie në disa sektorë të caktuar ekonomikë të Zvicrës. Por ai nuk jep shifra që do të tregonin vëllimin e këtij fenomeni, thuhet në një komunikatë të Fedpol-it.
Tregtia me qenie njerëzore me qëllim shfrytëzimin për punë është më pak e njohur dhe e dokumentuar se sa ajo me qëllim shfrytëzimin seksual të femrave, transmeton albinfo.ch. Fedpoli e ka porositur realizimin e këtij studimi në kuadër të përpjekjeve të luftimit tregtisë me qenie njerëzore.
Me këtë studim janë ndjekur tri synime: hulumtimi i fenomenit në kontekstin zviceran, identifikimi i sektorëve ekonomikë m rrezik të shtuar dhe përpunimi i profilit dhe konturave për njohjen e fajtorëve dhe viktimave.
Studimi është fokusuar më shumë në kantonet e Bernës, Gjenevës, Tesinës dhe Cyrihut ndonëse është realizuar në gjithë Zvicrën. Ai vjen në përfundimin se edhe në Zvicër shfrytëzohet fuqia punëtore njerëzore , ndonëse nuk jep të dhëna mbi përhapjen e fenomenit.
Rreziku më i madh për diskriminim të këtij lloji fshihet në ekonomitë familjare, në hotelieri, gastronomi, ndërtimtari dhe bujqësi. Për shfrytëzim bëhet fjalë edhe kur dikush detyrohet të vjedhë, të lypë ose të bëjë ndonjë veprim të dënueshëm.
Studimi ka konstatuar se edhe nacionaliteti dhe gjinia është në korrelacion me sektorët e caktuar ekonomikë. Kështu, në sektorin e ekonomisë familjare më së shpeshti shfrytëzohen gratë afrikane dhe jugamerikane, përcjell albinfo.ch. Ndërsa shumica e meshkujve nga Ballkani dhe Evropa Lindore, puna e të cilëve shfrytëzohet në Zvicër, punojnë në ndërtimtari.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?