Lajme
Neglizhenca e komunës bën që Ksamili e Saranda të mbyten nga kanalizimet
Pavarësisht se sezoni turistik në plazhet shqiptare është thuajse në përfundim, jo të pakta kanë qenë problemet e shfaqura me "ujërat e zeza", sidomos në Sarandë dhe Ksamil
Ujërat e zeza ia kanë prishur bukurinë plazheve të bukura në detin Jon, në Ksamil dhe Sarandë. Edhe pse sezoni turistik tashmë është në përfundim e sipër, kontaminimi nga ujërat e zeza e bën të pamundur larjen dhe qëndrimin në plazhet e këtyre të vendeve në Jug të Shqipërisë.
Para disa ditësh në qytetin e Sarandës, një çarje e kanalizimeve të ujërave të zeza, solli largimin e turistëve nga plazhet e qytetit pasi ato arritën të kontaminonin ujin e detit. Por, problemi tashmë duket se është thelluar edhe më tepër, pasi në lagjen “Kodër”, për më shumë se një javë, banorëve të një blloku pallatesh u është dashur të jetojnë mes ujërave të zeza.
Banorët shprehen se prej një jave kanë njoftuar Ujësjellës Kanalizimet Sarandë, por nuk kanë marrë një zgjidhje për këtë situatë, raportojnë mediat shqiptare. Banorët thonë se Komuna e Sarandës është indiferente ndaj situatës së krijuar. Ndërsa kjo gjendje po ndikon shumë keq tek pushuesit, të cilët po mbesin të zhgënjyer pavarësisht bukurisë që ka Saranda.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024” Gjermani: Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, së bashku me kryeministrin e Republikës së...
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dy trena janë bllokuar në tunelin midis dy stacioneve Të mërkurën në mëngjes pati një ndërprerje në trafikun hekurudhor midis Cyrih-Hardbrücke dhe Cyrih-Oerlikon....
-
Zvicër: Ndërrimi i motit shqetëson bletarët
-
Bankat zvicerane kërkojnë më pak staf
-
Thun dëshiron të ulë taksat
-
Tonelata naftë derdhen në liqenin e Zug-ut