Sport

Neymar falënderon ekipet, flamuri i Shqipërisë dhe Kosovës pas tij

 Në këtë turne kanë marrë pjesë ekipe nga 53 vende nga e mbarë bota, në mesin e tyre edhe Shqipëria e Kosova

Njëri nga futbollistët më të mëdhenj botëror është braziliani Neymar. Ai ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në turneun “Neymar Jr’s Five”, kurse pas tij shihen flamuri kombëtar dhe ai i Kosovës, raporton albinfo.ch.

Në këtë turne kanë marrë pjesë ekipe nga 53 vende nga e mbarë bota, në mesin e tyre edhe Shqipëria e Kosova.

“Jam i lumtur që futbollistët e 53 vendeve janë kënaqur duke luajtur në paqe. Dua t’i falënderoj të gjithë dhe më vjen që s’mund t’ua bëj ‘tag’ të gjithëve. Por në emër të të gjithëve që më kanë bërë të ndihem kaq i lumtur, iu falënderohem”, ka shkruar ai në Instagram.

Në fund skuadra nga Rumania është shpallur fituese, derisa ata janë sfiduar nga Neymar dhe Gabriel Jesus, në futboll të vogël, por shumë atraktiv.