Sport

Kombëtaret evropiane nën ethe të shortit

Zvicra ndodhet në vazon e parë me mund të takohet me Kombëtare të mëdha, derisa 55 përfaqësuese do të ndahen në katër divizione

Të mërkurën më 24 janar, UEFA në Nion të Zvicrës do të hedhet shorti për Ligën e Kombeve, shkruan albinfo.ch.

Ky aktivitet do të zhvillohet gjatë muajit shtator-nëntor të këtij viti. Zvicra ndodhet në vazon e parë me mund të takohet me Kombëtare të mëdha, derisa 55 përfaqësuese do të ndahen në katër divizione.

Kombëtarja shqiptare është zyrtarisht në divizionin C. Në divizionin C, përveç Kombëtares shqiptare janë edhe ekipet e tjera ballkanase, si Serbia, Greqia, Rumania, Sllovenia, Bullgaria dhe Mali i Zi.

Divizioni C do të përbëhet nga 4 grupe, 3 nga të cilat do të kenë 4 skuadra dhe një grup do të jetë me 3 skuadra.

Në Ligën e Kombeve do të jetë edhe Kosova, e cila do të luajë në divizionin D, mes të cilave janë Maqedonia, Luksemburgu, Andorra, San Marino, apo Azerbajxhani.

Në divizionin A janë 12 skuadra, që do të luftojnë për fitoren e trofeut. Nga Liga e Kombeve dalin katër skuadra që do të luajnë fazën finale të Evropianit dhe kjo do të ndodhë pasi skuadrat fituese të çdo divizioni të kenë luajtur fazën e tyre të “play-off”-it.