Shqipëria

Nëna padit djalin, pasi i shiti orenditë shtëpiake për lojëra të fatit

Një grua nga Berati i Shqipërisë është detyruar të padisë të birin, pasi ky i fundit i shitur gjithçka në shtëpi.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, ku 62 vjeçarja A.E., ka kallëzuar djalin e saj 43 vjeç I.E, përcjell albinfo.ch.

Sipas dëshmisë të së ëmës, djali njihej si person problematik, pasi luante në lojëra fati. Ai i ka shitur të gjitha orenditë shtëpiake për të siguruar para.

Kur ka parë shtëpinë e boshatisur dhe të shitura çdo objekt brenda saj të cilat i kishte siguruar me mund, 62-vjeçarja nuk ka duruar dot dhe i është drejtuar komisariatit të policisë për ndihmë, raportojnë mediat shqiptare.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e 43-vjeçarit, ndërsa materialet lidhur me këtë rast i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.