Futboll

Nënkampioni i Evropës kërkon Shaqirin

Skuadra e fundit e interesuar për të është Liverpooli, që edhe më parë e kishte kërkuar yllin shqiptar

Xherdan Shaqiri është një nga futbollistët më të kërkuar në afatin kalimtar, pasi Stoke City ka rënë nga Premierliga.

Të shumtë janë skuadrat që janë të gatshme të paguajnë 15 milionë euro për kartonin e tij, shkruan albinfo.ch.

Skuadra e fundit e interesuar për të është Liverpooli, që edhe më parë e kishte kërkuar yllin shqiptar. Liverpooli edicionin e kaluar arriti deri në finale të Ligës së Kampionëve, duke humbur nga Real Madridi.

“Të Kuqtë” e kishin kërkuar Shaqirin më 2015, por ai iu bashkua Interit, duke kaluar më pas në Stoke City.

Everton, Tottenham Hotspur, Newcaste United dhe Spothampton janë skuadrat tjera që e duan Shaqirin.