Kosova

Nënshkruhet kontrata për autostradën Prishtinë-Gjilan

Ministria e Infrastrukturës njofton se ministri  Pal Lekaj, ka nënshkruar kontratat e operatorëve ekonomikë. “Ne shumë shpejt do të fillojmë punimet në materializimin e këtij projekti shumë domëthenës për Gjilanin, por edhe për Kosovën"

Është nënshkruar kontrata për ndërtimin e autostradës për Gjilan. Ministria e Infrastrukturës njofton se ministri  Pal Lekaj, ka nënshkruar kontratat e operatorëve ekonomikë.

“Ne shumë shpejt do të fillojmë punimet në materializimin e këtij projekti shumë domëthenës për Gjilanin, por edhe për Kosovën. Nga çmimi fillestar për ketë projekt, buxhetit të Kosovës i janë kursyer mbi 12 milionë euro, të holla këto që tashmë mund të alokohen për projekte të tjera”, ka thënë ministri. Lekaj ka thënë se mbi 41 milion euro më pak do të kushtojnë kontratat e tetë operatorëve ekonomik.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kontratës kanë qenë prezent dy deputetë të Kuvendit  që vijnë nga Gjilani, Zenun Pajaziti dhe Ahmet Isufi.