Lajme

Nënshkruhet Konventa kundër Trafikimit të Organeve Njerëzore

Shqipëeia nënshkruan traktatin e parë ndërkombëtar që synon parandalimin dhe luftimin e trafikimit të organeve njerëzore i inicuar nga KE

Republika e Shqipërisë krahas 13 shteteve të tjera të Evropës, e ka nënshkruar Konventën e Këshillit të Evropës kundër Trafikimit të Organeve Njerëzore. Ky është traktati i parë ndërkombëtar që synon parandalimin dhe luftimin e trafikimit të organeve njerëzore i imituar nga KE.

Konventa u nënshkrua nga Shqipëria, Austria, Belgjika, Republika Çeke, Greqia, Italia, Luksemburgu, Norvegjia, Moldavia, Polonia, Portugalia, Spanja, Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar raporton “Koha Ditore”.

Ajo është e hapur për nënshkrim nga çdo shtet në botë dhe do të hyjë në fuqi kur pesë shtete ta kenë ratifikuar atë. Ndërkohë që konventën e ka nënshkruar edhe Republika e Moldavisë, ku shtetas të saj kanë qenë viktima të rekrutimit për shitje organesh në rastin “Medicus” në Prishtinë.

Nënshkrimi i Konventës së Këshillit të Evropës kundër Trafikimit të Organeve Njerëzore është bërë në një konferencë ndërkombëtare, e organizuar nga Këshilli i Evropës dhe Qeveria spanjolle në Santiago de Compostela, për të diskutuar se si mund të luftohet më mirë trafiku i organeve njerëzore, dhe si duhet zbatuar traktati i ri.