Kosova
Nënshkruhet marrëveshja për arsimin në diasporë
Ministrat e Arsimit dhe Diasporës të Shqipërisë dhe të Kosovës, në një takim të përbashkët në Tiranë kanë nënshkruar marrëveshjen për arsimin shqip në diasporë

Ministrat e Arsimit dhe Diasporës të Shqipërisë dhe të Kosovës, në një takim të përbashkët në Tiranë kanë nënshkruar marrëveshjen për arsimin shqip në diasporë.
“Sot kemi finalizuar këshillin e përbashkët për të mirëmenaxhuar gjithë punën për arsimin në diasporë. Nuk do të ketë më punë të ndara për të mundësuar arsimimin e fëmijëve në diasporë, veç Shqipëria dhe veç Kosova, por një punë e organizuar nga ekipet tona që do të finalizojnë në nivel teknik, duke institucionalizuar në një qendër të përbashkët që do të ngrihet në Prishtinë.
Grupet e përbashkëta të punës finalizojnë kurrikulën e përbashkët”, ka thënë ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.
Ndërsa, ministri Majko ka thënë se është shumë i lumtur që pas nënshkrimit të marrëveshjes nga dy kryeministrat, sot po fillojnë implementimin konkret.
Nga ana e tij ministri Gashi ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm drejt unifikimit të mësimit shqip në diasporë. “Tani kemi zotime të përbashkëta për hapa konkretë në drejtim të implementimit të plotë të marrëveshjes ndërshtetërore, të nënshkruar mes dy kryeministrave”, theksoi Gashi.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Pesë ditë pasi u largua nga Shqipëria, 12-vjeçari ndërron jetë në SHBA Një familje shqiptare është përballur me tragjedi, vetëm pesë ditë pasi ka shkuar në Shtetet e...
-
Gjithçka nis në Greqi
Bandilli shqiptar rrëmben zemrën e vajzës nga Lihtenshtajni, më pas ajo ndryshon seksin
-
Klaudio Ndoja, nga shpëtimi i plumbave, deri tek një ylli i basketbollit në Itali
-
Zonja e parë gjermane dhe ajo zvicerane vizitojnë xhaminë shqiptare në Bernë
-
Pas zjarrit në rrokaqiell, familja nga Kosova mbetet pa banesë në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Kosta Rikë
Mbytet fëmija tetëvjeçer zviceran Një rast tragjik ka ndodhur në Kosta Rikë: Një fëmijë zviceran (8) është mbytur në një...
-
Alarm për alergjikët – stuhi poleni në Zvicër
-
Sa kushton një banesë me qira në Zvicër?
-
Dy persona të vrarë në Payerne
-
Të shtëna armësh në Payerne, vritet një person?!