E-Diaspora
Nënshkruhet marrëveshja për sigurime sociale mes Kosovës dhe Belgjikës
Sot, në një ceremoni rasti në Bruksel, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica ka nënshkruar Marrëveshjen për Sigurime Sociale me homologen e tij, Ministren e Çështjeve Sociale dhe Shëndetit Publik, Dr. Maggie De Block.
Kjo është marrëveshja e parë ndërkombëtare për Sigurime Sociale, nga e cila përfitojnë direkt qytetarët kosovarë, që kanë punuar dhe vepruar në Mbretërinë e Belgjikës, njofton ministria.
Me këtë rast, Ministri Reçica falënderoi Qeverinë Belge, veçanërisht ministren De Block për përkushtimin e saj si dhe grupin e ekspertëve për punën e tyre të shkëlqyer, përcjell albinfo.ch.
Ministri Reçica theksoi se nënshkrimi i kësaj marrëveshje përkon edhe me 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe kjo ngjarje sikur e përmbush edhe më shumë këtë festë duke shtuar se, kjo është një marrëveshje me një shtet mik, i cili po tregon se Kosova është partner i barabartë.
Ministrja De Block theksoi rëndësinë e kësaj marrëveshjeje duke cekur se nga kjo do të përfitojnë qytetarët e dyja vendeve, në fushën e sigurimeve dhe mbrojtjes sociale.
Me këtë marrëveshje të nënshkruar sot, Kosovës i është hapur rruga që së shpejti të lidhë të tilla marrëveshje edhe me shtete të tjera, aty ku qytetarët tanë kanë vepruar dhe derdhur djersën e tyre.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit