Kosova

Nepali merr 500 milionë dollarë, Kosova 49

Kosova ka luftuar për të marrë grantin me vlerë prej 500 milionë dollarë, por ka marrë vetëm 49, shkak i mangësive në sundimin e ligjit dhe dobësive ekonomike

Kosova ka luftuar për të marrë nga Agjencioni Federal Amerikan “Korporata e Sfidave të Mileniumit” (MCC), 500 milionë dollarë, por ka përfunduar me vetëm 49 sosh.

Këto para kanë shkuar për Nepalin. Kosova nuk ka marrë 500 milionë dollarë për shkak të mangësive në sundimin e ligjit dhe dobësive ekonomike.

Në njoftimin e MCC-së për ndarjen e 500 milionë dollarëve për Nepalin thuhet ky shtet ka avancuar në sundim të ligjit, në lirinë ekonomike dhe ka investuar në popullin e saj, shkruan ‘Koha.net’.

Ky është granti më i madh i MCC-së dhe jepet përmes përzgjedhjes garuese mes vendeve të varfra që janë qeverisur më së miri, përcjell albinfo.ch.

Ndërkohë, 49 milionë dollarët për Kosovën do të përqendrohen kryesisht në përmirësimin e energjisë elektrike dhe në projekte për transparencë dhe qeverisje të përgjegjshme në Kosovë.