Lajme

Nesër hapet Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën

Këtë vit do të marrin pjesë rreth 140 studentë dhe më shumë se 80 studiues të cilët do të paraqiten me punime shkencore që krahasur me vitet e kaluara është shumë më i vogël

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” njofton se kanë bërë të gjitha përgaditjet për hapjen e punimeve të Seminarit XXXVI Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Këtë vit do të marrin pjesë rreth 140 studentë dhe më shumë se 80 studiues të cilët do të paraqiten me punime shkencore që krahasur me vitet e kaluara është shumë më i vogël.

Drejtori i seminarit, Rrahman Paçarizi ka thënë për media se për të prezantuar punimet e tyre studiuesit po hezitojnë. Sipas tij kjo po ndodh ngase në bazë të një vendimi të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, prezantimet dhe publikimet e bëra në revistën e këtij seminari, nuk po pranohen si punime ndërkombëtare. “Sivjet ka reflektuar në sesionin e kulturologjisë, të cilin sesion ne e kemi themeluar para tre vjetësh.

Ka pasur sukses dhe interesim në rritje, mirëpo sivjet interesim ka qenë  modest, kryesisht për shkak të vendimit dhe rektoratit.

Temat e seminarit të sivjetmë do të jenë përgjatë tri sesioneve shkencore të organizuara. Në sesionin e gjuhës do të jetë ‘Qendrat e zhvillimit të shqipes’, është tema boshte e sesioneve dy ditëshe. Në fushën e letërsisë tema boshte do të jetë ‘Fakti dhe fiksioni në letërsi’, kurse ë kulturologji  do të jetë ‘Media dhe identiteti kulturor’.

Për të dy sesionet e para, që kanë një traditë shumë më të gjatë, dyzetetre vjeçare, ka pasur një interesim të jashtëzakonshëm, ka prurje cilësore, për aq sa kemi mundur të vlerësojmë në bazë të abstrakteve të dorëzuara”,  ka deklaruar Paçarizi.