Maqedonia

Nesër nënshkruhet marrëveshja mes Maqedonisë dhe Greqisë

Dy ministrant e punëve të jashtme ai i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov dhe ai i Greqisë Nikos Koxias të dielën në Prespë do të nënshkruajnë marrëveshjen përfundimtare për zgjdhjen e kontestit të emrit mes këtyre dy vendeve, shkruan Albinfo.ch.

Në nëshkrimin e kësaj marrëveshjeje do të marrin pjesë edhe kryemninistrat e dy vendeve, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras.

Nënshkrimi do të ndodh në Greqi ndërsa takimet do zhvillohen në Maqedoni, shkruan Albinfo.ch.

Çështja e nënshkrimit të emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, ka hapur debat se a duhet apo jot ë ndodh ky nënshkrim.