Sport

Nesër Zvicra mëson fatin e saj

Me Zvicrën në Botëror do të jenë edhe futbollistët shqiptarë, si Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Blerim Xhemaili dhe Admir Mehmedi

Të premten më 1 dhjetor në Moskë të Rusisë do të hidhet shorti për grupet e Kampionatit Botëror, ku fatin e saj do ta mësojë edhe Zvicra, shkruan albinfo.ch.

Zvicra ndodhet në vazon e parë, dhe mund të ketë short të vështirë, duke parë që në vazon e parë janë Gjermania, Franca e Portugalia, kurse në atë të dytë ndodhen Kombëtare mjaft të mëdha si Spanja dhe Anglia.

Zvicra siguroi Botërorin vetëm përmes “Play-off”-it, edhe pse në kualifikime kishte nëntë fitore dhe një humbje. Në garat shtesë ishin më të mirë se Irlanda e Veriut.

Me Zvicrën në Botëror do të jenë edhe futbollistët shqiptarë, si Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Blerim Xhemaili dhe Admir Mehmedi.

Botërori do të zhvillohet verën e ardhshme në Rusi. Shorti do të hidhet nga ora 18:00 të premten.