Bota

Nestle zvogëlon sheqerin në produktet e saj në të gjithë Evropën

Në Gjermani, Nestle ka reduktuar përmbajtjen e sheqerit në produktet e saj për gjashtë për qind që nga viti 2014 dhe pritet të bie edhe pesë për qind në të gjithë Evropën në vitet e ardhshme, tha për të përditshmen «Funke Mediengruppe», CEO i Nestle në Gjermani, Beatrice Guillaume-Grabisch, përcjell albinfo.ch.

Me një formulë të re për një çokollatë, grupi tashmë ka kursyer 235 tonë në tregun gjerman, tha CEO i Nestle-s.

Në thelb, kripa dhe sheqeri nuk do të zhduken plotësisht nga produktet e Nestle-s. Ata ishin bartës të aromave dhe shërbyen që nga mesjeta.

Sot, megjithatë, këto përbërës mund të përdoren më me masë, sepse të ushqyerit dhe shijen janë hulumtuar më mirë, tha Guillaume-Grabisch.