Futboll
Neville do të veshë fanellën e Shaqirit
Ai ka humbur duelin me Caragher dhe tashmë do të veshë fanellën me numër 23 të Liverpoolit
E kishte kritikuar një kohë të gjatë dhe kishte shpallur një ‘luftë’ në distancë, por ish-futbollisti i njohur anglez, Gary Neville do të veshë fanellën e Xherdan Shaqirit, shkruajnë mediat angleze.
Neville dhe Jamie Caragher, dy analistët e ‘Sky Sport’ kanë pasur një garë ndërmjet tyre dhe ai që humb penalltinë, duhet të veshë fanellën e skuadrës kundërshtare, përcjell albinfo.ch.
Caragher fitoi duelin me legjendën e United, dhe tashmë duhet të veshë fanellën me numër 23 jo të Caragher, por të Shaqirit, sepse e kishte kritikuar shumë.
Këtë e ka vendosur Caragher, derisa pritet që shumë shpejt të publikohen pamjet.
Neville disa herë e kishte kritikuar Shaqirin, madje, edhe pas super golit ndaj United, por Shaqiri i është kundërpërgjigjur në fushë, duke shënuar gola e asistime.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor Mbështetësit e UDC janë të vetmit që shprehen kundër modifikimit të ligjit federal për energjinë dhe...
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën
-
Bazel: Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari për vrasjen e dyfishtë