Futboll

Neville vesh fanellën e Shaqirit

Neville e veshi fanellën e Liverpoolit, përkatësisht të Shaqirit, derisa Carragher e veshi fanellën e Manchester United

Jamie Carragher e ka sfiduar Gary Nevillen që të mbajë premtimin dhe të veshë fanellën e nënshkruar të Xherdan Shaqiri në “Sky Sports”.

Më në fund legjenda e Manchester United dhe Anglisë ka veshur fanellën e Xherdan Shaqirit, të cilin e kishte kritikuar shumë, shkruan albinfo.ch.

“Sonte në ‘Sky Sports’, Neville do ta veshë këtë, kështu ai ka thënë”, deklaroi Carragher.

Neville e veshi fanellën e Liverpoolit, përkatësisht të Shaqirit, derisa Carragher e veshi fanellën e Manchester United.

Këto dy klube angleze kanë rivalitet të madh ndërmjet tyre.

Kujtojmë që pas kritikave të shumta nga Neville një ditë më parë ishte Shaqiri që i dhuroi fanellën me nënshkrimin e tij ish-yllit të United. “Për Garyn. Fansin tim numër një. Të lutem mos e kthe prapa”, kishte shkruar Shaqiri.

Vëllezërit Neville kishin kritikuar Shaqirin, derisa edhe ylli shqiptar i ishte kundërpërgjigjur.