Kultura

„New Faces Award“ për zviceranen Miriam Stein

Për rolin e saj si fëmijë refugjat kosovar, ajo kishte marrë edhe Çmimin e Televizionit gjerman në vitin 2001

Aktorja e re austro-zvicerane Miriam Stein, në Berlin është shpërblyer me Çmimin e talentëve të rinj „New Faces Award“.

Aktorja 22-vjeçare e ka bindur jurinë me rolin e saj të Lotte Buff së re në filmin „Goethe“.

Për rolin e saj si fëmijë refugjat kosovar, ajo kishte marrë edhe Çmimin e Televizionit gjerman në vitin 2001, në filmin „Vajza nga e panjohura“.

Çmimi „New Faces Award“ jepet nga e ilustruara gjermane „Bunte“.