Lajme

New York Times: Rusia me ndikim negativ në Kosovë

Gjithnjë sipas gazetës amerikane Rusia është duke ushqyer tensione në një zonë që dikur ishte simbol i demokracisë amerikane, kurse kjo mbetet një sfidë për NATO-n dhe Bashkimin Evropian

E përditshmja e madhe amerikane “New York Times” ka shkruar një artikull të gjatë për ndikimin e Rusisë në Ballkan, përkatësisht në Kosovë, raporton albinfo.ch.

Sipas të përditshmes amerikane Rusia po ushqen tensione në një zonë që dikur konsiderohej si triumf i diplomacisë amerikane.

Gjithnjë sipas gazetës amerikane Rusia është duke ushqyer tensione në një zonë që dikur ishte simbol i demokracisë amerikane, kurse kjo mbetet një sfidë për NATO-n dhe Bashkimin Evropian.

Pasi Kosova nuk ka ushtri, trupat e NATO-s shihen si mbrojtës të shtetit nga popullsia civile në Kosovë.

Në anën tjetër serbët në Kosovë ende i besojnë Rusisë dhe NATO-n nuk e shohin si shpëtimtare, por si ‘pushtuese’.