Sporti

Neymar: Nuk u binda nga paratë për të kaluar te Parisi

Pronari i PSG-së, Nasser Al Khelaifi, shtoi se Nemyari mund të fitonte edhe më shumë para në ndonjë klub tjetër

Ylli brazilian i futbollit thotë se është për keqardhje që njerëzit mendojnë se kalimi i tij rekord nga Barcelona te Paris Saint-Germaini ishte për shkak të parave.

25-vjeçari iu bashkua francezëve për 222 milionë euro dhe ai pritet të fitojë rreth 45 milionë euro në vit.

Neymar, që “është gati të luajë” në ndeshjen e parë të PSG-së të shtunën, thotë se çmimi i tij nuk ishte i tepërt.

Pronari i PSG-së, Nasser Al Khelaifi, shtoi se Nemyari mund të fitonte edhe më shumë para në ndonjë klub tjetër.

“Ajo që ju them unë njerëzve që thonë se jam transferuar për para është se ata nuk dinë asgjë për jetën time personale. Nuk jam motivuar kurrë nga paratë. Nëse do të ndiqja paratë, do të isha diku tjetër, në klube të tjera në vende tjera. Ndjehem shumë keq që njerëzit mendojnë kështu dhe jam i lumtur që PSG besoi tek unë”, ka thënë Neymar në prezantimin si futbollist i PSG-së.

Paris Saint Germain ka prezantuar futbollistin më të shtrenjtë në planet, brazilianin Neymar. Ekipi francez i futbollit zyrtarizoi transferimin e brazilianit, i cili firmosi me klubin transalpin një kontratë 5-vjeçare deri në 30 qershor të vitit 2022, transmeton albinfo.ch. Për të siguruar shërbimin e 25-vjeçarit, PSG pranoi të paguajë klauzolën që futbollisti kishte me Barcelonën, për shifrën e 222 milionë eurove, duke u bërë transferimi më i kushtueshëm në historinë e futbollit.

Një numër i madh i tifozëve të klubit francez kanë dalë për ta pritur brazilianin.

Neymar do të përfitojë tek skuadra franceze një pagë prej 30 milionë eurosh në sezon.  Ylli brazilian më herët me një deklaratë për media ka falënderuar ish ekipin e tij Barcelonën për mundësin që i ka dhënë dhe ka thënë se ai po nis një betejë të re. Meymar ka thënë se është hera e dytë që ai po vepron pa pëlqimin e babait të tij për të cilin ka besim se do t’ia fal.