CH-Ballkani
Nga 1 janar 2018, veturat e vjetra nuk doganohen në Kosovë
Deri me datën 31.12.2017, vazhdon importimi i veturave pa kufizim të vjetërsisë sipas Vendimit të Qeverisë të propozuar nga ministri i Financave, Avdullah Hoti. Nga 1 janari, nuk doganohet më “llumi” i BE-së në Kosovë
Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, nuk do të lejohet doganimi i veturave më të vjetra se 10 vjet. Ky vendim tashmë është zyrtar, pas vendimit që kishin marrë Institucionet e Republikës së Kosovës në legjislaturën e kaluar. Vendimi ka dal në Gazetën zyrtare, dhe tanimë gjithçka është e qartë se importi i veturave të vjetra që konsiderohen si llumi i BE-së nuk do të vjen më në Kosovë.
Më saktësisht, deri me datën 31.12.2017, vazhdon importimi i veturave pa kufizim të vjetërsisë sipas Vendimit të Qeverisë nr.16/20 me propozim të ministrit të Financave të asaj kohe, Avdullah Hoti.
Pas kësaj date, nga 1 janari 2018, nuk do të mund të importohen vetura më të vjetra se 10 vite dhe që nuk plotësojnë standardin EURO 4 për normat e shkarkimeve në ajër, kufizim ky i përcaktuar me ligjin për automjete. Prandaj, qytetarët që planifikojnë të importojnë vetura duhet të marrin parasysh ndryshimin e kushteve të importit sipas ligjit të ri për automjete.
E-Diaspora
-
Kroaci: Ermina Lekaj Prljaskaj nuk siguroi votat e duhura për deputete Shqiptarët mbeten pa deputet në Kroaci...
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit
-
Festivali në Wiesbaden të Gjermanisë, në fokus filmat nga Shqipëria dhe Kosova
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
Jeta në Zvicër
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Bazel: Plan i ri për banim të përballueshëm
-
Bie numri i sulmeve në bankomatë
-
Cyrihu po teston airbag-ët për tramvaj
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër