Shqipëria
Nga 1 janari do të regjistrohen të gjithë shqiptarët në diasporë
Nga 1 janari i vitit të ardhshëm ambasadat shqiptare do të bëjnë regjistrimin e të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve, njoftojnë mediat shqiptare.
Komisioni Parlamentar i Punëve të Jashtme të Shqipërisë miratoi një fond të përvitshëm prej 35 milionë lekësh, që do të përdoret për këtë program, që parashikohet të shtrihet deri në vitin 2020, përcjell albinfo.ch.
“Ndryshim tjetër është buxheti shtesë për regjistrimin e shtetasve jashtë shtetit. Duke pasur këtë fond ne mund të çojmë menjëherë për miratim vendimin e Këshillit të Ministrave, i cili është gati, i hartuar nga grupi i punës dhe mund të fillojmë në vitin 2018 me procesin e regjistrimit. Ky proces është shumë i rëndësishëm”, thuhet në raport.
Komisioni Parlamentar i Punëve të Jashtme miratoi me votat e mazhorancës draftbuxhetin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për vitin 2018.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit