E martë, 21 Maj, 2013 - 09:37
Subscribe to Syndicate
download

Nga 1 marsi nuk vlejnë jobiometrikët e Shqipërisë

02.02.2012 - 15:54
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë njofton se në asnjë rast nuk pranon aplikime për dokumente identifikimi

Duke filluar nga data 1 mars 2012 të gjithë shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë jashtë shtetit vetëm me pasaporta biometrike.

 “Me vendimin nr. 913 datë 21.12.2011 “Per nxjerrjen nga qarkullimi të pasaportave jobiometrike përpara mbarimit të afatit të vlefshmerisë” Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë ka vendosur që pasaportat jobiometrike do të jenë të vlefshme si dokument udhëtimi deri në datën 1 mars 2012”, thuhet në një njoftim të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bernë.

Në këtë njoftim të Ambasadës janë bërë publike për qytetarët e Shqipërisë edhe procedurat e aplikimit për dokumentet e identfikimit:

Çdo shtetas që ka mbushur moshën 16 vjeç mund të pajiset me letërnjoftim elektronik (kartë identiteti) dhe pasaportë biometrike.

Shtetasit mbi moshën 16 vjeç mund të kryejnë një aplikim të vetëm për t’u pajisur njëkohësisht me të dy dokumentet (letërnjoftim elektronik dhe pasaportë biometrike).

Çdo shtetas nën moshën 16 vjeç mund të pajiset vetëm me pasaportë biometrike.

Çdo shtetas mbi moshën 16 vjeç mund të aplikojë për pasaportë biometrike vetëm pasi të jetë pajisur me letërnjoftim elektronik.

Në rast humbjeje/vjedhjeje/dëmtimi/ose ndryshimi të përbërësve të gjendjes civile, shtetasi mund të aplikojë sërish për dokumentet e identitetit (letërnjoftim elektronik/pasaportë biometrike) në zyrat e aplikimit.

Po ashtu bëhen publike edhe të dhënat se cilat dokumente janë të nevojshme për aplikim të dokumenteve të reja identifikimi (letërnjoftim elektronik dhe pasaportë biometrike)Shtetasit shqiptarë duhet t'i paraqesin këto dokumente:• Kuponi i letërnjoftimit elektronik për aplikim (kupon i pagesës, i cili blihet pranë çdo zyre të postës shqiptare);• Kuponi i pasaportës biometrike për aplikim (kupon i pagesës, i cili blihet pranë çdo zyre të postës shqiptare);• Një dokument i vlefshëm me fotografi i aplikuesit.

Çdo shtetas që ka aplikuar mund të tërheqë dokumentet e identitetit (letërnjoftimin elektronik dhe pasaportën biometrike) 15 ditë pas aplikimit.

Letërnjoftimi elektronik tërhiqet në zyrën përkatëse të aplikimit, nga vetë aplikuesi.

Pasaporta biometrike tërhiqet në drejtoritë/komisariatet e policisë në Shqipëri.  Tërheqja e pasaportës biometrike kryhet nga aplikuesi, kujdestari ligjor për shtetasit nën 16 vjeç ose nga persona të autorizuar me prokurë të posaçme, si dhe nga pjesëtarë të afërt të familjes (bashkëshort/i/ja, prindi, fëmija).

Zyrat e aplikimit për dokumente identiteti (letërnjoftimin elektronik dhe pasaportën biometrike) janë pranë Zyrave të Gjendjes Civile, në njësitë e qeverisjes vendore, të cilat punojnë në ketë orar pune: 08 -16.30 (nga e hëna në të premte)

Një letërnjoftim elektronik kushton 1 200 lekë, ndërsa pasaporta biometrike kushton 6 000 lekë.

Për hollësi të mëtejshme mund të vizitoni edhe faqen e internetit: http://dpgjc.moi.gov.al/media/shkat/gj/gj1/kID/56/name/Per-pajisjen-me-Dokumente-Identiteti

Njoftohen të gjithë shtetasit shqiptarë me qëndrim në Konfederatën Zvicerane se Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë në asnjë rast nuk pranon aplikime për dokumente identifikimi.

Aplikimi për dokumentet e identifikimit (letërnjoftim elektronik/kartë identiteti dhe pasaportë biometrike) duhet të bëhet në Shqipëri, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bernë.

Reklamë

Regjistrimi i mërgimtarëve nis me Zvicrën Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli tha se regjistrimi i mërgimtarëve është parashikuar të nisë këtë vit, ndërsa si pilot-projekt është parashikuar të jetë Zvicra
Ikja e “trurit” shqetëson Maqedoninë Autoritetet në Maqedoni po shqyrtojnë mundësitë për të parandaluar migrimin jashtë vendit. Sipas Eurostat-it, brenda 14 vjetësh nga Maqedonia kanë ikur 10 % e popullatës
Shëndeti (IV)
Psikozat skizofrenike të indukuara/të shtytura/ nga substancat varësuese Karakteristike për skizofrenin janë çrregullimit e përjetimit siç janë ato Un-it, me ç`rast skizofrenët e përjetojnë veten si të huaj, përkatësisht si një tjetër njeri (fenomeni i depersonalizimit)
Hulumtim
PerBack - Perceptimet për dhimbjet e shpinës Instituti i Komunikimit dhe Shëndetësisë i Universitetit të Luganos është duke zhvilluar një hulumtim me punonjësit shqiptarë në Zvicër që vuajnë nga dhimbjet e shpinës

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds, light rain
  • 9 °C
Reported on:
Mar, 21/05/2013 - 08:50

Prishtinë

Clear sky
  • 17 °C
Reported on:
Mar, 21/05/2013 - 09:00

Cyrih

Overcast, light rain
  • 10 °C
Reported on:
Mar, 21/05/2013 - 08:50

Shkup

Clear sky
  • 19 °C
Reported on:
Mar, 21/05/2013 - 09:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj