E-Diaspora

Nga 17 nëntori fillojnë “Javët e Kulturës shqiptare në Austri”

Nga 17 nëntori deri me 9 dhjetor do t’i kemi disa javë plot aktivitete dhe evente kulturore shqiptare në Austri. Për plot 23 ditë në Vjenë të Austrisë do të mbahen “Javët e Kulturës shqiptare në Austri”.

Organizatorët e Këshillit Koordinues të Shoqatave Shqiptare (KKShShA) në Austri, më këtë projekt kanë për qëllim ruajtjen e identitetit kombëtar, promovimin e vlerave kulturore shqiptare në Austri, ngritjen e nivelit të kulturës, integrimin sa më të mirë të shqiptarëve në të gjitha fushat e jetës austriake, arritja e audiencës austriake dhe ndërgjegjësimi i diasporës shqiptare në Austri mbi vlerat kulturore dhe artistike të kombit të tonë.

Gjatë këtyre ditëve publiku shqiptarë por edhe ai austriak do të kanë mundësinë të përcjell 13 aktivitete të ndryshme duke filluar nga pikturat, filmi, vallëzimi, muzika, shahu dhe futbolli.

Java e kulturës do të filloj në Vjenë me 17 nëntor me hapjen e ekspozitës nga piktori Jakup Ferri dhe do të përfundoj me një mbrëmje festive ku do të përformojë grupi Offchestra.

 

Në vijim, ju sjellim të gjitha aktivitetet që do të mbahen gjatë këtyre ditëve në Austri:

Ekspozita/Hapja e Javëve të kulturës

Muscle Memory: Artisti Jakup Ferri

Vendi: Gebietsbetreuung Wien,

Data:  17/11/2017

Ora: 19:00

Live-act: Visar Kasa

 

Në një mënyrë mjaft unike, këtë vit artisti Jakup Ferri  do të prezantojë veprat e tij të artit modern në ekspozitën e organizuar në ambientet e Gebietsbetreuung. Gjithashtu me këtë projekt do të bëhet hapja e Javëve të Kulturës Shqiptare në Austri 2017, si dhe ekspozita do të jetë e hapur për publikun deri në mbylljen e Javëve të Kulturës.

 

Gjatë ekspozitës do të luhet edhe muzikë nga Visar Kasa.

Per më tepër rreth artistit Jakup Ferri ju lutem vizitoni linkun e mëposhtëm:

http://www.andriesse-eyck.com/exhibitions/7

 

  • Nata e Filmit me DokuFest

Filmat: Stacioni, Remigrant, Import, Sans Le Kosovo dhe Meeting

Vendi: Urani Kino, Uraniastrasse 1, 1010 Ëien

Data: 23/11/2017

Ora: 20:00

 

Këtë vit do shfaqen filma të metrazhit të shkurtër që na i dhuron festivali i sivjetshëm DokuFest. Këta filma do të përzgjidhen nga vet stafi i festivalit. Filmat do të jenë të tematikave të ndryshme, duke u munduar kështu te prezantojmë dinjitetshëm talentin e regjisë shqiptare. Shfaqja e filmave do të bëhet në njërën prej kinemave më me renome në Vjenë, Kino Urania. Pas përfundimit të shfaqjes së filmave, kuratori i filmave Samir Karahoda dhe regjisori Astrit Alihajdaraj do të mbajnë një diskutim me publikun për filmat e dhënë atë natë, si dhe do të servohet ushqim dhe pije tona tradicionale për të pranishmit.

www.dokufest.com

 

  • Nata e muzikës klasike

Artistet: Flaka Goranci, Gezim Berisha, Lorika Ismajli, Mennan Bërveniku, Ferdi Fanaj

Vendi: Palais Palffy,

Data: 29/11/2017

Ora: 19:30

 

Qëllimi i kësaj mbrëmjeje është që të promovohen vlerat e artistëve shqiptarë që janë me numër të madh në Austri, madje disa prej tyre janë edhe pjesë e filharmonisë së Vjenës. Përveç veprave të njohura botërore që do të luhen, vend të rëndësishëm në repertorin e tyre do të kenë edhe veprat e muzikës sonë të vjetër siç janë: Baresha, Moj e bukura More etj. Në këtë natë për të pranishmit do te servohet ushqim me produkte tona tradicionale.

 

Balet në pëlhurë me Eno Pecin

Vendi: Gebietsbetreuung Ëien

Data: 02/12/2017

Ora: 19:00

Live-act: KaZa ft. The Siblings

 

Kjo vepër baleti do të performohet nga balerini ynë i njohur Eno Peci. E veçanta e kësaj është se një pikturë interesante do te punohet nga të gjithë artistët e asaj nate, dhe duke harmonizuar kështu në vete baletin dhe muzikën shqipe. Kjo performancë do të zgjasë rreth 25 minuta dhe do të përcjellët me muzikë nga grupi Ka Za ft. The Siblings me melodi të vjetra shqiptare. Vepra do të mbahet në hapësirat e ekspozitës, ku njëherësh do të shfrytëzohet hapësira dhe vizitorët do të kenë mundësinë t’i shohin edhe veprat e artistit Jakup Ferri, të cilat përputhen shumë mirë me këtë pikë artistike.

Për më tepër rreth artistit Eno Peci ju lutem vizitoni linkun e mëposhtëm:

www.eno-peci.com

 

Mbrëmja përmbyllëse me Offchestra

Vendi: Schëarzberg Bar, Schëarzenbergpl. 10, 1040

Data: 09/12/2017

Ora: 20:30

 

Festa përmbyllëse do te jete mbrëmje e veçantë për te gjithë, pasi qe përfaqëson përfundimin e rreth 13 aktiviteteve te Javëve te kulturës Shqiptare ne Austri ‘17. Për ketë feste do te angazhohet i gjithë ekipi i Këshillit Koordinues, mbështetësit tanë të cilët nuk janë të paket, po ashtu ne mbështetje te Ambasadave te Shqipërisë dhe Kosovës, pa i harruar shume personalitete nga arti, kultura, sporti dhe biznesi.

Përpos festimit të përfundimit te gjitha aktiviteteve te Javëve, mbrëmja do të trajtohet si lloj feste ku do mbizotëroje muzika e gjalle shqipe, nga grupi Offchestra, grup ky i njohur veçanërisht me këndimin e këngëve te vjetra shqipe ne stilin e tyre modern. Pasi që mikpritja tek ne Shqiptaret ka peshe te madhe, kemi vendosur qe këtë veçori kulturore ta promovojmë edhe me tej ngado ku ka shqiptar, duke sjelle për te ftuarit tanë një sofër me ushqime dhe pije tona tradicionale.

Për më tepër rreth grupit Offchestra:

www.offchestra.com

 

Përveç 5 aktiviteteve të lartë cekura të cilat organizohen ekskluzivisht nga Këshilli Koordinues i Shoqatave Shqiptare ne Austri, për Javët e Kulturës Shqiptare ne Austri ’17, do të mbahen edhe këto aktivitete

  1. Mbrëmje Festive nga organizata „Atdheu – Graz“

Vendi: Puchstraße 47, 8020 Graz

Data: 17/11/2017

Ora:  19:30

 

  1. Turnir Shahu nga klubi i shahut “Arbëria”

Vendi: Shoqata Humanitare “Kercova”, Nordbahnanlage 9, 1210 Wien

Data: 19/11/2017

Ora: 10:00

 

  1. Turnir në futboll të vogël nga “Liga Shqiptare e futbollit ne Austri“

Vendi: Schulschiff, Donauinsel Pl. Schulschiff 1210 Ëien

Data: 19/11/2017

Ora: 12:00

 

  1. Ekspozitë fotografike „Moments“ nga Gjergj Mazi

Vendi: Ambasada e Republikes se Kosoves, Goldeggasse 2/15, 1040 Wien

Data: 21/11/2017

Ora: 18:30

 

  1. Orë letrare nga Lidhja e shkrimtareve „Aleksandër Mojsiu“

Vendi:

Data: 28/11/2017

Ora: 18:00

 

  1. Manifestim Kombëtar nga Organizata “Dardania – Knittelfeld“

Vendi: Schulgasse 5, 8740  Zeltëeg – Volksheim

Ora: 20:00

 

  1. Turnir në futboll të vogël nga Organizata “Ksc Arberia – Weiz“

Vendi: Sporthalle – Offenburgergasse, 8160 Weiz

Data: 02/12/2017

Ora: 09:00